Mediat: Presidenti amerikan Trump mund të njoh Jerusalimin kryeqytet të Izraelit
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara thonë se presidenti, Donald Trump....

Presidenti, Donald Trump, pritet ta njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, gjatë një fjalimi javën e ardhshme, kanë raportuar mediat amerikane duke u thirrur në prononcime të Zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara.
Reuters, CNN dhe media tjera, kanë raportuar dje se Trump, megjithatë, do të dëshironte që ta shtynte premtimin e tij nga fushata zgjehdore për ta lëvizur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Izrael, nga Tel Avivi në Jerusalem.
Zyrtarët thanë se Trump, me gjasë do ta vazhdoj politikën e presidentëve të mëparshëm amerikanë për nënshkrimin e dokumentit për tërheqje gjshtëmujore nga respektimi i ligjit të vitit 1995, që kërkonte që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të lëvizte nga Tel Avivi.
Statusi i Jerusalemit është njëra nga çështjet më problematike të konflitit shumëvjeçar ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Palestinezët e shohin Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Një zëdhënës i presidentit të Autoritetit Pelstinez, Mahmud Abbas, ka tërhequr vërejtjen për efektet negative potenciale të lëvizjes së këtillë.
“Njohja amerikane e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, e shkatërron procesin e paqes”, tha zëdhënësi, Nabil Abu Rudeina.
