Motive etimiologjike shqiptare, Bashkim Mexhiti ekspozitë personale ne QIK
Në galerinë e Qendrës Informative kulturore, mbrëmë u hap ekspozita

Në galerinë e Qendrës Informative kulturore, mbrëmë u hap ekspozita e katërmbëdhjetë personale e piktori dhe profesorit universitar Bashkim Mexhiti. Motivet etimologjike shqiptare të paraqitura në tridhjet pikturat e punuara në teknikën akril , mbajnë titullin “Dimensione Kohore”, përmes së cilave siç shprehet dhe vetë autori, me gjuhën dhe parimet figurative, ndërtojnë nje lloj filozofie dhe fjalori autokton për ecurinë historike dhe fatin e popullit shqiptarë.
“Historia jone ka aq burime, flas per motivin, ku ta fusesh dorën , të heqësh motiv ka shumë, motivi te unë është shumë i thellë, domethën filloj me parahistorinë, gjuhën shkrimet e lashta si hereoglifet, mundohem ti paraqes në pëlhurë, nëpërmjet ngjyrave, flas në apsketin simbolik” – tha autori i ekspozitës, Bashkim Mexhiti.
Artisti shumë dimensional Mexhiti, i vlerësuar nga kritika për kompozicionin piktural energjik, lëvizjen që merr kahje dinamike, me këtë ekspozitë të pikturave apstrakte ku vjen në shprehje ekspresiviteti i fuqis artistike, nga dekani i fakultetit të arteve në UT vlersohet për nivelin e lartë befasues të këti krijimi.
“Jam i mendimit se Baskim Mehmeti eshte ne gjendje te transformohet aty per aty nga nje realist i perpikt ne nje modernist ekspresionit siq e kemi sonte” – u shpreh Miftar Mehmeti, Dekan i fakultetit të artit Në UT. Piktori Bashkim Mexhiti është prezantuar me ekspozita personale në Paris dhe New Zork ndersa Ekspozita e fundit, Dimensione Kohore, do të jetë e hapur për vizitorët deri me datën 9 dhjetor në galerinë e Qendrës Informative Kulturore. (Arlindaj Baftiu, TVM2)
