Përmbytjet në Shqipëri, shënohen dy viktima
Qarku i Vlorës është gdhirë këtë mëngjes nën ujë...

Qarku i Vlorës është gdhirë këtë mëngjes nën ujë, ku qindra familje janë përbytur për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati.
Fillimisht janë çarë argjinaturat duke bërë që uji të vërshojë në fshatrat Novoselë, Mifol, Fitore e fshatra përreth tyre. Ndërkohë, janë evakuuar qindra persona, të cilët kanë humbur gjithcka. Shumë të tjerë ngurrojnë të dalin nga shtëpitë, duke pritur që dikush të kujtohet për ta.
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër banorët e përmbytur, ku ka theksuar se i gjithë shteti është në këmbë për të menaxhuar situatën sa më mirë.
Permbytje ka pasur edhe ne disa zona të tjera, por falë ndërhyrjes në kohë të ushtrisë nuk ka pasur humbje jetësh.
Në fushë-krujë, Berat Gjirokastër e Elbasan, uji është tërhequr, por ka lënë pasoja mjaft të mëdha, sa i përket anës materiale. (Luljeta Ndoka, TVM2)
