Rreshjet e dy ditëve të fundit, rritet niveli i ujit në lumejt e vendit
Rreshjet e shiut që dy ditët e fundit kanë përfshirë vendin...

Rreshjet e shiut që dy ditët e fundit kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në lumej dhe kanë vështërsuar komunikacionin.
Për shkak të një shembjeje të madhe komunikacioni në rrugën magjistrale Mavrovë - Strazhë detyrimisht është zhvilluar në një korsi, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" menjëherë kanë dalur në vendngjarje dhe janë angazhuar për pastrimin e rrugës.
Ndërsa ngritje të nivelit të ujit është vërejtur në lumenjtë Treska, Radika, Sateska, Kiçevska, nëpër rrjedhën e epërme të Vardarit në atarin e fshatit Raotnicë, si dhe në degët e tyre, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Sipas tyre, në disa vende ekziston rrezik nga derdhja e ujit jashtë shtratit të lumit. Nga DMSH thonë se e përcjellin me vëmendje gjendjen në terren dhe se forcat për mbrojtje dhe siguri janë në gjendje të mobilizimit të rritur, për shkak të paralajmërimeve për intensifikim të reshjeve të shiut ditëve në vijim.
