Buxheti 2018, mbi 10 miliardë den. për bujqësinë, Nikollovski: 8.4 miliardë den. mbështje e drejtpërdrejtë

02.12.2017 16:53

Buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm arrin 10,1 miliardë denarë....

Buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm arrin 10,1 miliardë denarë dhe me të do të sigurohet pagesë në kohë dhe e tërësishme e subvencioneve, ndërsa janë planifikuar edhe më shumë mjete për rritjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor.

Buxheti i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural është planifikuar të jetë 8,6 miliardë denarë, ndërsa buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, arrin rreth 634 milionë denarë.

8.4 miliardë denarë janë paraparë për mbështje të drejtëpërdrejtë financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Me planifikimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare me 6.6 miliardë denarë do ta rrisim dhe avancojmë prodhimin bujqësor dhe do të sigurojmë pagesë të tërësishme, të subvencioneve, atëherë kur bujqve u duhen më së shumti.” – tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Përmes programit për zhvillim rural, qeveria parasheh të investojë mbi 1.8 miliardë denarë për krijimin e produkteve me vlerë të lartë të shtuar, modernizim të sektorit agrar dhe zhvillimin e vendeve rurale. Krahasuar me ribalancin e këtij viti, për vitin tjetër është siguruar buxhet katër herë më shumë për programin për riprodhim të zgjeruar të pyjeve. Më saktësisht, 21 milionë denarë do të ndahen për rritjen e Fondit pyjor.”

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski theksoi se propozim-buxheti është krijuar në bazë të parimit të nikoqirit të mirë dhe shpenzimit racional dhe se me të do të sigurohet servisim në kohë i nevojave të vazhdueshme të sektorit, para se gjithash bujqve dhe agro biznesmenëve.

Shpenzimet joproduktive janë ulur për gjysëm milionë denarë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)