Sinoptikanët, rreshjet do të vazhdojnë deri nesër

02.12.2017 17:41

Rreshjet e shiut me intenzitet më të ulët do të vazhdojnë deri paraditen e nesërme, thonë sinoptikanët...

Rreshjet e shiut me intenzitet më të ulët do të vazhdojnë deri paraditen e nesërme, thonë sinoptikanët. Sipas tyre të dielen ndërpriten rreshjet e shiut dhe vendi do të kaplohet nga një mot i thatë dhe me ulje të temperaturave.

“Në dy ditët e fundit teritori i vendit ishte i përfshirë nga një mot me lagështi dhe me temperatura të larta, që shkaktoi rreshje të mëdha të shiut më së shumti në pjesën perëndimore të vendit. Siç ishte paralajmëruar kanë rënë mbi 100 litra në metër katror, ndërsa në 60 orët e fundit më së shumti rreshje ka pasur në Mavrovë ku kanë rënë 180 litra në metër karor, derisa në Shkup kishte 60 litra. Rreshje kishim edhe gjat ditës së sotme me intenzitet më të dobët, dhe rreshjet do të vazhdojnë dhe në pjesën perëndimore do të intensifikohen deri edhe të dielen në orët e paradites, në perëndim dhe lindje të vendit. Në orët e pasdites pritet rreshjet të ndërpriten dhe do të fillojë të zvoglohet lagështia.Poashtu do të fryej edhe erë nga perëndimi sidomos në jugperëndim të vendit dhe në male. Nga e hëna presim mot të thatë stabilizim të motit por edhe ule të temperaturave. Do të fryej erë nga veriu dhe ulje të temperaturave. Nga e marta temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero”.