VMRO-DPMNE, protesta para burgut të Shutkës

02.12.2017 17:59

VMRO-DPMNE me protesta para burgut hetimor të Shutkës....

VMRO-DPMNE me protesta para burgut hetimor të Shutkës, vazhdon të kërkojë lirimin e të paraburgosurve  lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Pas arrestimeve të fundit  VMRO-DPMNE disa dit ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ndrsa sonte ka spostuar protestën para burgut të Shutkës ku ndodhen ish minsitri i brendëshëm Mitko Çavkov dhe 23 të arrestuarit tjerë.

Pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur edhe katër këshilltarët nga VMRO-DPMNE në komunën e Vevçanit të cilët  njoftuan sot se do ti kthejnë mandatet e këshilltarëve në shenjë revolte ndaj me arrestimet e fundit. Nga vevçani është edhe deputeti Kërsto Mukovski, të cilit i është një nga 6 deputetët e VMRO-së të cilëve u marrë mandati i deputetit dhe pritet që së shpejti të paraqiten në Gjykatën penale dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfundojnë në paraburgim nën akuzën për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.