“Moti”, ndalen reshjet, pritet ulje e temperaturave

03.12.2017 15:59

Pas reshjeve të shumta të shiut na pret ulje e temperaturave nën zero grade celzius....

Pas reshjeve të shumta të shiut na pret ulje e temperaturave nën zero grade celzius, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë Hidro meteorologjike.Java që do të fillon do të karakterizohet me kohë të ndryshumeshme ndërsa më ftohtë do të jetë ditën e enjtë deri më -8 gradë Celsius.

“Nesër dhe të martën rajoni ynë do të jetë nën ndikim të masës ajërorë të ftohtë e cila do të vjen nga veriu dhe do të shkaktojë kohë me vrënësira të ndryshueshme, me erë dhe të ftohtë, me tëmperatura ditore më të ulta .Në rajonet malore më kohë pas kohe do të ketë rritje të vrënësirave dhe kushte për borë.Të hënën temperaturat e ditës do të lëvizin nga 6 deri më 13 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat e mengjesit prej -1 deri më 4 gradë Celsius.Në rajonin ë Shkupit temperature më e lartë do të aarijë më 8 gradë Celsius. Për vikendin e ardhëshëm do të kemi reshja të reja të shiut por me intenzitet më të ulët se këto të fundit” – thonë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Reshje të shiut gjatë katër ditëve të fundit kishte në tërë territorin e vendit, por me intenzitet më të madh ishin në Mavrovë, Pozharan, Tetovë, Lazaropole dhe Dibër.

Nivelet e lumenjve janë në rënie graduale dhe dinamika e tillë pritet të vazhdojë edhe gjatë tërë ditëve në vijim. Rritje të nivelit ka vetëm në lumin Vardar dhe Lumin e Zi.Te niveli i ujit të liqeneve, rritje minimale ka në nivelin e Liqenit të Dojranit, ndërsa liqenet e Ohrit dhe Prespës janë afër mesatares për muajin dhjetor.

Sipas Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njësit e pushtetit lokale dhe ndërmarrjet publike komunale kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet konkrete për normalizim të situatës me derdhjen e rrjedhave ujore. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)