Gruevski dhe përkrahësit e tij mbrëmë protestuan para burgut të Shutkës
Para burgut të Shutkës mbrëmë kanë protestuar dhjetra simpatizant të VMRo-DPMNE-së...

Para burgut të Shutkës mbrëmë kanë protestuar dhjetra simpatizant të VMRo-DPMNE-së për të shprehur pakënaqësinë e tyre rreth arrestimeve të fundit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie të cilët ndiqen nga Gjykata Penale për cenim terrorist të vendit gjat dhunës së 27 prillit në Kuvend.
Para burgut të Shutkës, ishte edhe lideri aktual i kësaj partie Nikolla Gruevski, i cili ka paralajmëruar dorëheqje.
Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të personave të paraburgosur, duke theksuar se ata nuk janë terrorist por patriot, ndërsa kritikuan Gjykatën për lirimin e të arrestuarve për rastin mostra të cilët i quajtën vrasës.
VMRO-DPMNE bën thirrje përmes së cilës fton qytetarët në protestë që do të mbahet sot në orën 16.30 para Ministrisë së Drejtësisë.
