Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë të drejta të barabarta për të gjithë
Tejkalimi i të gjitha pengesave, Diskriminimit, barierave në arsim dhe zhvillimit....

Tejkalimi i të gjitha pengesave, Diskriminimit, barierave në arsim dhe zhvillimit, ngritje të kapacitetit në të gjitha institucionet dhe në shoqëri, janë vetëm një pjesë e sfidave me të cilat po përballen personat me aftësi të kufizuar.
Në ditën ndërkombëtre për këta persona kërkohohet të drejta të barabarta me personat e tjerë.Kryetar I Federatës Kombëtare për sport dhe rekreim të invalidëve Koce Dimov Thekson se kundër aktiviteteve që ndërmer shteti në këtë drejtim është e nevojshme që ndryshohet edhe vetëdija publike për këto kategori të personave.
“Pres përkrahje nga mediat për ndryshimin e ndërgjegjës publike tëk njerëzit gjegjësisht ndryshim të mendimit për kategori të personave.Në përgjithësi tek ne tregohet se çka këtë perona nuk mund të bëjnë ,të lejojmë njëherë që të ndryshojmë faqën dhe të themi se çka këta persona janë në gjendje të bëjnë” – deklaroi Kryetari i Federatës Kombëtare për sport dhe rekreim të invalidëve, Koce Dimov.
Ministra e punës dhe politikës sociale Mila Carovska premtoi që shteti do të përkushtohet në realizimin e aktiviteteve që janë në drejtim të përmirësimit të jetës të peronave me aftësi të kufizuara.
“Është me rëndësi që sot të shënojmë ditën,por më me rëndësi është që 365 ditë të viti të mendojmë se sit ë përmirësojmë jetën personave me aftësi të kufizuara.Si minister me përgjegjësi them se çdo ditë jemi një hap më afër drejt realizimit të të drejtave tuaja.Jemi dëshmitarë se vitë të tëra bashqytetarë të tanë me aftësi të kufizuara kanë qenë të diskriminuar” – tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.
Personat me aftësi të kufizuara përshinë 10 % të popullatës. Këtë vit dita ndërkombëtare e personave me invaliditet është shënuar nën moton “Transformim drej shoqërisë së qëndrueshme dhe të përshtatshme për të gjithë” në më shumë qytete të vendit.
3 dhjetori nga ana e Kombeve të Bashkuara si datë për personat me aftësi të kufizuar është vendosur nga viti 1992, me qëllim që kjo datë bashkon të gjithë për të diskutuar problemet me të cilat përballet kjo kategori e njerëzve.
Me rastin e shënimit të kësaj dite edhe Avokati i popullit apelon që të gjithë faktorët në shoqëri në periudhën e ardhshme në mënyrë akoma më të përshpejtuar dhe më të përkushtuar të punojnë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta, me çka do të realizoheshin të drejtat e tyre. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
