KUVENDI I MAQEDONISË

Haliti dhe Milloshovski nënkryetarë të kuvendit

02.07.2014 17:39

Ndërkaq, vendi i tretë i nënkryetarit të Kuvendit, që duhet të drejtohet nga partia më e madhe opozitare, LSDM, mbeti e rezervuar si rezultat i bojkotit të partisë opozitare që nga zgjedhjet parlamentare.......

Një komandant i UÇK-së dhe një rebel, janë zgjedhur sot nënkryetar të Kuvendit dhe kjo dëshmon demokracinë parlamentare.

Kështu është shprehur deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, para votimit të nënkryetarëve të rinj të Kuvendit, Rafiz Haliti dhe Antonio MIlloshovski, të cilët morën mbështetje unanime nga deputetët e pranishëm në sallë.

“Jam thellësisht i bindur se të gjithë ju e njihni jo vetëm karrierën politike të zotit Rafiz Haliti, por edhe prirjen e tij për drejtësi. Krahas angazhimeve në Parlament, deputeti, Rafiz Haliti, është personalitet i rëndësishëm dhe me shumë ndikim në BDI, një ndër themeluesit e BDI-së, natyrisht, duke pasur gjithnjë parasysh biografinë e tij si udhëheqës i lartë edhe i UÇK-së edhe një nga themeluesit në transformimin e UÇK-së në subjektin politik BDI”, u shpreh deputeti i BDI–së, Xhevat Ademi.

Ndërkaq, vendi i tretë i nënkryetarit të Kuvendit, që duhet të drejtohet nga partia më e madhe opozitare, LSDM, mbeti e rezervuar si rezultat i bojkotit të partisë opozitare që nga zgjedhjet parlamentare.

Kuvendi, sot ka emëruar edhe deputetët e rinj, të cilët janë: Musa Ibrahimi, Alil Ibraimi, Andon Çibishev, Svetllana Jakimovska, Marija Angellova, Gjorgji Koxhobashiev, Bllagorodna Bojaxhieva, Dragan Danev dhe Jasmina Damçevska.

Ndërkohë, deputetja e BDI-së, Shkodrane Dardhishta, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, e cila nuk ka arsyetuar vendimin e saj. Vendin e saj duhet ta marrë kandidatja e radhës femër në njësinë zgjedhore numër 2, që rezulton të jetë Kaltrina Azizi. (Zejxhane Osmani, TVM2)