Zaev: Opozita të jetë konstruktive

03.12.2017 16:51

Pas paralajmërimeve të VMRO DPMNE-së se mund të mos mbështesë reformat....

Pas paralajmërimeve të VMRO DPMNE-së se mund të mos mbështesë reformat, për shkak të heqjes së imunitetit të gjashtë deputetëve të saj, kryeministri Zoran Zaev iu oftoi që të mbeten  konstruktiv dhe kritik. Sipas tij, nëse nuk funksion shteti ligjor, reformat janë të pakuptimta.

Ton Zoran Zaev, kryeministër

“Reformat për të cilat flasim, fillimisht duhet të mendojmë se cfarë nënkuptojnë në fakt. Pa shtet ligjor nuk ka reforma. Nëse nuk sundon ligji, nëse ligji nuk vlen njejtë për të gjithë atëherë është e pakuptimtë që të mbetet vetëm debate. Për mua me rëndësi të posacme është që opozita të jetë konstruktive dhe faktor kritik në procesin e reformave.” – tha kryeministri, Zoran Zaev.   

ZAEV: PARABURGIMI U SHNDËRRUA NË DENIM

Por, Zaev është kundër zbatimit të masës së paraburgimit kur ajo nuk është e domosdoshme. Sipas tij paraburgimi në Maqedoni është shndërruar në dënim me burg.

“Paraburgimi, në Maqedoni, u shndërrua në dënim, në këto 12 vitet e fundit. Nuk do kasha dashur që kjo të ndodh në shtet. Kjo masë duhet të caktohet vetëm kur është e domosdoshme, dhe më shpesh të zbatohen masat lehtësuese në procesin hetimor, përmes preceseve gjyqsore.” – u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.      

ZAEV: JO RIKOSNTRUIM QEVERIE, PLOTËSIME

Sa i përket plotësimit të vendeve të zbrazëta në kabinetin qeveritar, Zaev thotë se po bisedohet për plotësimin e vendit të Ministritë të Shëndetësisë i cili mbeti i zbrazët pas largimit të kryetarit të tanishëm të Gostivarit, Arben Taravari, por nuk do të ketë riformatim të qeverisë.

“Me ndarjen fillestare, shëndetësia iu nda Aleancës për Shqiptarët për shkak të mjekut Arben Taravari, i cili ishte personalitet i pranueshëm para së gjithash nga sfera e mjekësisë. Tani po bisedojmë se si kjo në të vërtetë të plotësohet. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rikombinim tjetër. Qeveria nuk mendon në këtë drejtim. Jam i bindur se edhe disa ditë do ta shpallim përbërjen e plotë të Qeverisë.” – deklaroi  kryeministri, Zoran Zaev.      

Këto komente Zaev i bëri nw Qeveri, pas manifestimit për nder të ditës së personave me nevoja të posaçme.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)