“Lot dhe Gëzim”, një shpresë më shumë per familjet e varfëra

03.12.2017 19:46

Emisioni Lot dhe Gëzim rrit shpresën tek shumë familje të varfëra....

Emisioni Lot dhe Gëzim  rrit shpresën tek shumë familje të varfëra. Dhe kjo falë publikimit të rasteve nga më të ndryshmet ku shumë familje edhe pse të mbështetura për muri nga skamja , gjejnë kurajon që të prononcohen para objektimivit të kamerës së TVM2 për tju ndihmuar.

Edhe përskaj gjithave,  jeta  shpesh di të buzëqeshë edhe aty ku skamja  është e pranishme pafundësish. Kjo më së miri dëshmohet tek familja Bejtullai nga Orllanca e Haracines. Falë ndihmës së donatorëve arrijmë që  sa do pak të ndryshojmë jetën e këtyre nevojtarëve.

Lot dhe gëzim përmes sensibilizimit dhe donacioneve nga  njerëz humane,  ka arritur që familjes Bejtullai ti mundësojë që fëmijet e tyre  ti gëzohen  shtëpisë së re. 

“Shumë mirë  gëzim më i madh nuk kishte, sepse ishte vështirë edhe vetë e keni pa ku kemi jetu, i falenderoj të gjithë ata që janë  kujtu edhe na kanë bërë  të mundur edhe e  kemi bërë këtë shtëpi, i falenderojë shumë edhe ishalla Zoti i shpërblen ata sepse une nuk mundem  me shpërbly, në krah të gjithë secilit që kanë ndihmu shtëpia u bë, brenda janë të gjitha kushtet, poshtë ka një sallon dhe dy dhoma, edhe lartë është  njëjtë =, është   e mjaftueshme për familjen time, nuk e kam prit keshtu” – tha Bejtulla Bejtullai.

 Edhe pse gjenden përballë shtëpisë së re, ju mungojnë fjalët për tu falenderuar. Akoma nuk arrijnë që të binden me realitetin, që tani e tutje kanë kulm mbi kokë për fëmijët e tyre. Në shtëpi të re, dhe të ngrohtë, ku cdo hapësirë brënda ka rëndësinë e vet. 

“Posa zgjohem në mëngjes   them Zoti i ruajtë që na kanë ndihmu që kena hy në këtë shtëpi, nuk e  haroj sepse ke shtëpia tjeter më shumë kemi flejtur në ujë sesa  kemi bë jetë normale, ishalla Zoti i ruan të gjithë që na kanë ndihmu si neve që na kanë ndihmu” – u shpreh Zhulieta Bejtullai.

Të gjithë që i ndihmuan këtij rasti, kontribuan edhe në këthimin e shpresës se jeta nuk është gjithmonë e vrazhdë, ajo di edhe të ndryshojë për të mirë, për një jetë ndryshe, një të nesërme më të mirë dhe me më shumë mundësi  se ajo e mëparshmja ku dominohej nga skamja dhe vuajtja. 

Emisioni “Lot dhe Gëzim” do vazhdojë edhe në të ardhmen të kontribuojë. Misioni ynë vazhdon mëtej. (Hamid Ibrahimi, TVM2)