Ndotja e ajrit, “Eko Guerilla” kërkon implementimin e masave
Ndotja e ajrit jo vetëm në Shkup por edhe në qytetet e tjera të Pollogut akoma është evidente....

Ndotja e ajrit jo vetëm në Shkup por edhe në qytetet e tjera të Pollogut akoma është evidente.
Grimcat e dëmshme shpërndahen në gjithë territorin duke shkaktuar smogun mbi e qytetet e mëdha të vendit.
Masat të cilat i ka ndërmarrë qeveria, shoqëritë ambientaliste i vlerësojnë si të mira, megjithatë rekomandojne që të njejtat sa më shpej të implementohen qe cilësia e ajrit të përmirësohet sidomos në viset të cilat llogariten se kanë nivel të lartë të ndotjes.
“Eko Guerrilla” rekomandon që inspektoratet ekologjike locale të jenë të pranishme në terren për të pare gjendjen faktike të ndërmarrjeve se çfarë materiali djegin ato gjate procesit të prodhimit.
“Ajo që duhet të bëhët më urgjuen është që inspektorati ekologjik komunal të inspektojë shumë ndërmarrje te cilat veprojnë në Tetovë dhe rrethinë dhe djegin matriale të ndryshme, gjatë procesit të tyre të prodhimit dhe të njejtat duhet të parandalohen që të mos ndotin më tej ajrin. Tani për tani ndotësit më të mëdhej llogariten amvisritë shaku i sezonit të ngrohjes dhe në këtë vij ka familje të cilat jqanë më të sfiduara në aspektin ekopnomik, kane munges mjetesh dhe ngrohen me çfarëdo matrialesh që ju bijen në dorë” - tha Arianit Xhaferri nga “Eco Guerilla”.
MJEKËT: AJRI I NDOTUR SHKAKTAR I SHUMË SËMUNDJEVE
Ndotja e ajrit është shkaktari i shumë sëmundjeve tek njerëzit, sidomos tek personat me sëmundje kronike.
“Në zonat urbane ku niveli i grimcave PM është më i lartë, rrezikon edhe smundjet kardiovaskulare dhe të frymarrjes por edhe kancerin në mushkëri. Ndotja e ajrit mund të dëmtojë të gjitha sistemet e organizmit edhe atë nervorë ku bën dobësimin e sistemit motorik dhe të vëtëdijes. Tek femrat bën probleme në lindje dhe vdekshmërinë e foshnjave, ndërsa të mëshkujt shkakton infertilitet dhe kancer. Po ashtu bën dëmtim të mëlqisë dhe veshkave në sistemin urinarë, më tëpër bën dëmtim të mushkërive, kancer në mushkëri, bronhit, hasma etj.” – u shpreh mjeku, Orhan Islami.
Mjekët vazhdimisht rekomandojnë kujdes dhe të mos dilet pa nevojë jasht në kohën kur ndotja është e lartë, si një veprim personal i secilit prej nesh për ta mbrojtur shëndetin tone.
Para do kohe edhe qyteti i Shkupit solli vendim për subvencionim në blerjen e stufave ( koftorrëve) me peleta për banorët nga komunat pjesë e qytetit të Shkupit, për ti ndihmuar e që dukshëm ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes. (Farije Dauti - Bakiju, TVM2)
