Daçiç, Serbia nuk ka tërhequr akuzën për Haradinajn
Emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj....

Emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli, por Serbia nuk ka hequr dorë nga ndjekja e tij.
Kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shtuar se tërheqja e fletarrestit të Interpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.
Duke folur para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”, tha ai. Ministria e drejtësisë në Kosov të premten ka bërë të ditur se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli.
