Koreja e Jugut, 13 të vdekur nga përplasja e dy anijeve

03.12.2017 20:26

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një anije....

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një anije- cisternë në afërsi të bregut perëndimor të Koresë së Jugut.

Dy persona janë zhdukur, ndërsa shtatë të tjerë janë dërguar në spital për trajtim. Në bordin e varkës së peshkimit ndodheshin 20 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit të cilët merrnin pjesë në një tur peshkimi, në momentin e përplasjes. Raportohet se në anijen cisternë nuk është shënuar asnjë i plagosur. Ndërkohë që po vijojnë kërkimet për dy personat e humbur, një prej të cilëve ishte edhe kapiteni i varkës së peshkimit. Autoritetet po punojnë në zbulimin e shkaqeve të përplasjes së dy mjeteve detare.