Botë
Gjykata belge vendos për ekstradim të Puxhdemonit në Spanjë
04.12.2017 09:50
Kryetari i Qeverisë së shkarkuar katalanase, Karles Puxhdemon dhe katër anëtarë të tjerë të Kabinetit të tij rajonal...

Kryetari i Qeverisë së shkarkuar katalanase, Karles Puxhdemon dhe katër anëtarë të tjerë të Kabinetit të tij rajonal, paradite do të paraqiten para gjykatësit belg.
Gjykatësi duhet të vendosë se nëse Puxhdemon dhe ithtarët e tij do të dorëzohen në Spanjë, i cili tha se dha urdhër për arrestimin e tyre.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Supreme spanjolle sot duhet të vendosë se nëse të lirojë nga paraburgimi me kaucion dhjetë liderë separatistë katalanas, të cilët u mbyllën për organizim të referendumit për pavarësi më 1 tetor, të cilin Madridi e ndaloi.
Ky vendim pritet me vëmendje të madhe se pse pritet që "represionet" e shtetit spanjoll, viktima të së cilëve janë këta "të burgosur politik", të jenë temë kryesore e bllokut politik i cili dëshiron pavarësi të Katalonjës në fushatën për zgjedhje rajonale që fillon sot.
Zgjedhjet rajonale në Katalonjë do të mbahen më 21 dhjetor./mia
