Botë

Reshjet përmbytëse skaktuan dëme të mëdha në Greqi

04.12.2017 11:03

Reshjet përmbytëse që e përfshinë Greqinë periudhën e kaluar shkaktuan dëme të mëdha në pjesën perëndimore të vendit...

Reshjet përmbytëse që e përfshinë Greqinë periudhën e kaluar shkaktuan dëme të mëdha në pjesën perëndimore të vendit, ku autoritetet komunikuan se mijëra sipërfaqe bujqësore janë shndërruar në liqene.
 
Në të njëjtën kohë, banorët e kësaj pjese të qytetit kërkojnë që sa më shpejt të dëmshpërblehen.
 
Reshjet përmbytëse i kanë përfshirë qytetet  Agrinio dhe Mesolongi, por edhe shumë fshatra në këtë rajon. Janë vërshuar përdhesat e shtëpive, ndërsa nëpër rrugë kishte më shumë se një metër ujë. Shumë lumenj kanë dalë nga shtretërit, ndërsa dhjetëra njerëz janë evakuuar.
 
E rëndë është edhe situata në Epir ku në shumë vende kishte rrëshqitje të dheut dhe ndërtesa të vërshuara, ndërsa zjarrfikësit kanë shpëtuar njerëz nga shtëpitë që janë bllokuar me rrëshqitje të dheut dhe shumë ujë.
 
Autoritetet paralajmërojnë edhe për nivel të rritur të ujit në shumë lumenj./mia