Maqedoni

VMRO-DPMNE: kongresi i jashtëzakonshëm, më 23 dhjetor

04.12.2017 12:48

Më 23 dhjetor do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i VMRO-DPMNE-së, ku pritet të shqyrtohet dorëheqja e paralajmëruar e liderit të partisë, Nikolla Gruevski....

Përmes një kumtese nga VMRO njoftojnë se Komiteti ekzekutiv i ka dënuar njëkohësisht, siç thonë, akuzat e  montuara politike për terrorizëm dhe paraburgimet e pabaza të cilat iu shqiptuan anëtarëve të partisë, artistëve dhe personave të përfshirë me ngjarjet e 27 prillit.

"Keqpërdorimi i institucioneve shtetërore, të cilat nën presion politik të pushtetit hyjnë nëpër shtëpi dhe iu vendosin pranga deputetëve, është akt i terrorit dhe shkeljes së demokracisë. Komiteti ekzekutiv konkludoi se një marrëzi e tillë nga ana e LSD-së e shtyn shtetin në një krizë edhe më të thellë dhe prandaj duhet të merren hapa të ardhshme me të cilat do t'i jepet fund ndjekjes politike dhe revanshizmit politik",- thuhet në kumtesën e VMRO-së.