Botë

Zonat e kontrolluara nga SHI, pengjet e marra, ose të zhdukura ose në robëri

04.12.2017 13:49

Pothuajse gjysma e jezidëve, të marrë peng para tre viteve nga ana e grupit xhihadist Shteti islamik...

Pothuajse gjysma e jezidëve, të marrë peng para tre viteve nga ana e grupit xhihadist Shteti islamik janë akoma në robëri ose rezultojnë të zhdukur, tregojnë të dhënat zyrtare në rajonin autonom Kurdistani i Irakut.

Nga 3 gushti i vitit 2014 deri më 1 dhjetor të vitit 2017, nga gjithsej 6.417 jezidë të marrë peng nga Sinxhar, vetëm 3.207 janë shpëtuar ose kanë ikur, deklaroi Hairi Bozani nga zyra fetare kurde e angazhuar për problemin.

Sipas tij, 3.210 prej tyre janë në robëri edhe atë 1.507 gra dhe 1.703 burra. Janë zbuluar 47 varreza masive. Nga gjithsej 550.000 jezidë në Irak, 100.000 e kanë braktisur vendin, ndërsa 360.000 janë shpërngulur dhe jetojnë në Kurdistanin e Irakut dhe në Siri.

Sipas raportit të KB-së, të publikuar në gusht në rajonet nën kontroll të SHI-së, mijëra gra dhe vajza janë nënshtruar në dhunë të tmerrshme - pengmarrje, abuzim, robëri dhe keqtrajtim.