Botë
Jordania paralajmëron Trump, jo njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit
04.12.2017 13:24
Njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit nga ana e Administratës së Donald Trampit do ta nxitë fanatizmin...

Njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit nga ana e Administratës së Donald Trampit do ta nxitë fanatizmin dhe dhunën dhe nuk do të jetë në dobi të procesit paqësor midis izraelitëve dhe palestinezëve, paralajmëroi mbrëmë njeriu i parë i Ligës Arabe, Ahmed Abdul Geit.
Jordania e paralajmëroi presidentin amerikan Donald Tramp se çfarë pasoja të rrezikshme mund të shkaktojë një hap i tillë nga ana e tij, pasi u publikuan spekulime se ai mund të deklarohet për këtë çështje gjatë kësaj jave. Këshilltari i afërt i Trampit, Xhared Kushner, mbrëmë në Konferencën vjetore për politikë amerikane ndaj Lindjes së Afërt, që u mbajt në Uashington në organizim të Institutit "Brukings", deklaroi se presidenti amerikan ende nuk ka sjell vendim për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem.
Para disa ditëve, Administrata amerikane kumtoi se Trampi mendon ta zhvendosë selinë e Ambasadës së SHBA-së në Izrael.
