Heqja e imunitetit, Kuvendi zyrtarisht njoftoi Gjykatën për vendimin

04.12.2017 16:49

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, edhe zyrtarisht ka mbërritur lajmërimi nga Parlamenti....

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, edhe zyrtarisht ka mbërritur lajmërimi nga Parlamenti për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve, që akuzohen bashkë me 30 të tjerë, për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë lidhur me sulmin ndaj Kuvendit dhe deputetëve më 27 prill.

Lajmërimi është dorëzuar tek gjykatësit kompetentë të procedurës paraprake, e me këtë janë krijuar kushtet për të vepruar sipas propozimit të prokurorisë.

“Gjykatësit e procedurës paraprake, që veprojnë sipas këtij propozimi, lajmërojnë palët në procedurën konkrete se kur do të thirren për t’u deklaruar lidhje me propozimin, ndërsa pas sjelljes së vendimit nga ana e gjykatësve, opinioni do të njoftohet në kohë”,- deklaruan nga Gjykata për MIA-n.