Gjykata ka pranuar njoftimin e Kuvendit, nesër 6 deputetët e VMRO–së para Gjykatës
Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të akuzuar për “cenim terroristë të rendit kushtetues dhe sigurisë”....

Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të akuzuar për “cenim terroristë të rendit kushtetues dhe sigurisë”, nesër do të duhet të paraqiten në gjykatë për të dhënë dëshmitë e tyre për dhunën në Kuvend. Gjykata Penale ka pranuar njoftimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të tyre dhe nesër do të dihet se çfarë masa tjera do të shqiptohen për ta.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në ndërkohë thotë se policia punon për t’i gjetur edhe 6 personat e tjerë që akuzohen për ngjarjet e 27 prillit.
“Nesër do të duhet të paraqiten në gjykatë dhe ne mbetet të shohim se cili do të jetë vendimi i saj, a do të paraqiten ose jo, pasi që një numër i tyre gjenden brenda vendit, ndërkaq për të tjerët të cilët akoma nuk janë siguruar në procedurën paraprake, besojmë se shumë shpejtë do t’i gjejmë dhe do t’i dorëzojmë para gjyqit. MPB deri në këto momente është në kërkim të 6 personave”,- deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. (Rexhep Qamili, TVM2)
