Spasovski dhe Sefaj, nënshkruan marrëveshje për kapjen e kriminelëve

04.12.2017 18:28

Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe të Kosovës, Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj....

Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe të Kosovës, Oliver Spasovski dhe Flamur Sefaj, nënshkruan marrëveshje për organizimin e aksioneve policore për kapjen e krimineleve që do të tentojnë të kërkojnë strehim në këto dy vende, njofton “TVM2”.

Ata nënshkruan protokollin për persekutim të vazhdueshëm të krimineleve, qëllimi i të cilit është të sigurojë drejtësi.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme mundësohet që çdonjëri person i cili ka bërë ndonjë krim në territorin e Kosovës ose të Maqedonisë, të mos mund të kërkojë strehim në këto dy vende dhe të gjithë ata mbajnë përgjegjësi për veprat e kryera në këto dy vende”,- tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

“Do të veprojmë konform ligjeve në fuqi duke respektuar ligjet e dy shteteve dhe të gjitha konventat ndërkombëtare dhe jemi të përkushtuar të luftojmë krimin dhe ilegalitetin në çdo formë”,- u shpreh ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj.

Spasovski dhe Sefaj në takimin në Shkup thanë se nuk kanë biseduar për ekstradimin e dy shtetasve të Kosovës në rastin “Monstra”, ose për hetimin ndërkombëtar në rastet tjera gjyqësore.

Spasovski dhe Sefaj nënshkruan edhe marrëveshjen për deportimin e migrantëve me qëndrim të paligjshëm. (Rexhep Qamili, TVM2)