Maqedoni

VMRO vazhdon me protestat, kërkon lirimin e 36 të arrestuarve për 27 prillin

04.12.2017 18:32

VMRO-DPMNE vazhdon me protestat kundër arrestimeve të 36 personave lidhur me dhunën e 27 prillit në Kuvend...

Protesta aktualisht po zhvillohet para Ministrisë së Drejtësisë, paraprakisht janë bllokuar gjatë pasdites edhe tre udhëkryqe në Shkup. Nga VMRO thonë se institucionet shtetërore dhe shteti janë pushtuar nga junta e pushtetit.
 
“Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruuara për kundërshtarët politikë të pushtetit.Rasti i montuar, siç thonë, për terrorizëm, kundër 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngritë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
 
Protestat e deritanishme të VMRO-së kanë qenë me një pjesëmarrje të zbehtë të mbështetësve partiakë dhe është vërejtur edhe mungesa e disa eksponentëve të lartë të partisë.