Maqedoni
Xhaferi për vizitë në ShBA
04.12.2017 18:42
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, prej sot po qëndron për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Ai, me ftesë të kongresmentit, Dejvid Pitinxher, do të marrë pjesë në Forumin e dhjetë parlamentar të sigurisë, që do të mbahet më 07 dhjetor 2017 në Uashington.
Përveç pjesëmarrjes në forum, janë parashikuar edhe takime me më shumë kongresmenë dhe përfaqësues të Departamentit Stejt.
