VMRO vazhdon me protestat, kërkon lirimin e 36 të arrestuarve për 27 prillin

04.12.2017 19:47

VMRO-DPMNE vazhdon me protestat kundër arrestimeve të 36 personave.....

VMRO-DPMNE vazhdon me protestat kundër arrestimeve të 36 personave lidhur me dhunë  e  27 prillit në Kuvend.

Nga VMRO thonë se Institucionet shtetërore dhe shteti,  janë pushtuar nga junta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruuara për kundërshtarët politikë të pushtetit.

Rasti i montuar , sic thonë, për terrorizëm, kundër 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngritë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik.

Protestat e deritanishem të VMRO-së kanë qenë me një pjesmarrje të zbehtë të mbështetësve partiakë dhe është vërejtur edhe mungesa e disa eksponentëve të lartë të partsë.

“Junta e pushtetit e udhëhequr nga LSDM-ja filloi të burgosë artiste, njerëz që kanë punuar për ta prezentuar Maqedoninë ndërkombëtarisht, arrestuan profesionistë të lartë nga Ministria e Brendshme, të cilët gjatë gjithë karrierës së tyre punuan në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e ligjit, arrestuan mbrojtësit të cilët në vitin 2001 ishin në kufirin e atdheut me armë në dorë dhe e mbrojtën Maqedoninë nga terroristët e vërtetë” – tha Aleksandar Nacev.