Maqedoni

Fillon gjykimi për lëndën "Total"

05.12.2017 09:28

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për lëndën "Total" të PSP-së, ku është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq-Latas për fshehje të tatimit...

Lënda "Total" ka të bëjë për fshehje tatimore nga ana e Llatasit si pronar dhe drejtues i firmave për shërbime të marketingut dhe këshillime "Total" SHPKNJP Shkup, "Mediamaks" dhe "Total Media Centar" SHPKNJP Shkup.
 
I dyshuari ngarkohet se në periudhën nga viti 2008 e deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të shmangin pagesën e tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe deklaratat tatimore kanë dhënë të dhëna të rrejshme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.
 
Prokuroria Speciale Publike më 18 tetor e ka pranuar njoftimin nga Gjykata Penale e Shkupit se është pranuar aktakuzën për rastin "Total"./mia