Botë
Zjarr i madh në Kaliforni, janë evakuuar 500 objekte banimi dhe institucione
05.12.2017 09:46
Në rajonin e qytetit kalifornian, Santa Paula, ka shpërthyer zjarr që përhapet me shpejtësi të madhe...

Në rajonin e qytetit kalifornian, Santa Paula, ka shpërthyer zjarr që përhapet me shpejtësi të madhe, për shkak të të cilit janë evakuuar 500 objekte banimi dhe institucione.
Mes personave të evakuuar janë edhe pothuajse 400 nxënës nga kolegji lokal.
Zjarri ka përfshirë sipërfaqe prej 5.000 hektarëve, ndërsa flakët e zjarrit kontrollohen me vështirësi për shkak të erërave të fuqishme që lëvizin me 115 kilometra në orë. Shkaku për zjarrin akoma nuk dihet.
