Botë

Kompania franceze afër zhvillimit të vaksinës për virusin Zika

05.12.2017 10:04

Kompania farmaceutike franceze "Sanofi" është afër zhvillimit të vaksinës efikase për virusin Zika...

Kompania farmaceutike franceze "Sanofi" është afër zhvillimit të vaksinës efikase për virusin Zika, i cili shkaktoi defekte serioze te foshnjat e palindura.
 
Sipas tekstit në revistën mjekësore "Lanset", kompania "Sanofi" ka pasur rezultate të suksesshme në 90 për qind të vaksinimeve testuese te njerëzit në SHBA.
 
Virusin e bartin mushkonjat dhe gjatë vitit 2016 kishte epidemi të Zikës në Brazil, që shkaktoi kanosje serioze për shëndetin publik./mia