Maqedoni

Gjashtë deputetë në dëgjim në Gjykatën Penale

05.12.2017 10:35

Vetëm deputetët, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Krste Mukovski paradite kanë ardhur në Gjykatën Penale...

Vetëm deputetët, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Krste Mukovski paradite kanë ardhur në Gjykatën Penale para gjykatësit të procedurës paraprake për dhunën në Kuvend më 27 prill.

Pritet që gjatë ditës para gjykatësve të paraqiten edhe tre deputetët tjerë, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski.

Deklaratë të shkurtë për mediat para hyrjes në gjykatë ka dhënë vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se shikuar juridikisht nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, i mbetet gjyqit të vendosë, të cilit tha se i beson.

Njoftimi deri te Gjykata Penale nga Kuvendi arriti dje, pas së cilës i është dorëzuar gjykatësve kompetentë në procedurë paraprake, me çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të Prokurorisë.

Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “cenim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.