Botë
Gjykata supreme e SHBA-së lejoi ndalesë për hyrje në vend të qytetarëve nga gjashtë shtetet myslimane
05.12.2017 11:00
Gjykata supreme e SHBA-së i lejoi Administratës së Trampit tërësisht ta zbatojë ndalesën për hyrje në vend të shtetasve...

Gjykata supreme e SHBA-së i lejoi Administratës së Trampit tërësisht ta zbatojë ndalesën për hyrje në vend të shtetasve të Çadit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit.
Ndalesa për hyrje të personave nga gjashtë vendet kryesisht të banuar me myslimanë, do të hyjë në fuqi edhe krahas asaj që kundër saj janë parashtruar padi në shumë gjykata në SHBA.
Masa gjithashtu, ka të bëjë edhe për qytetarët e Koresë Veriore, si dhe të disa përfaqësuesve të autoriteteve të Venezuelës.
Në këtë listë u vendosën edhe shtetasit e Irakut, por pasi ky vend është aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Afërt, ndalesa u shfuqizua.
Përveç Irakut, nga lista është tërhequr edhe Sudani, pasi presidenti amerikan i hoqi sanksionet për vendin, pas "përparimit të dukshëm" në luftën kundër terrorizmit dhe në sferën e të drejtave të njeriut.
Ndalesa është kontestuar në gjykatën e apelit në Havai edhe nga ana e Unionit amerikan për liritë e qytetarëve.
Siç lajmëroi MIA, Tramp për herë të parë ndalesën për hyrje të personave nga gjashtë vendet kryesisht myslimane e vendosi në muajin janar. Ajo u bllokua nga gjykatat federale dhe në mars ai ka dhënë ndalesë të dytë, ndalesë të pjesshme, vlefshmëria e të cilës përfundoi në shtator pas luftimeve të gjata gjyqësore. Presidenti amerikan të njëjtin muaj dha edhe ndalesë të tretë./mia
