Botë

Lodra kancerogjene kineze u konfiskuan në Turqi

05.12.2017 11:49

Autoritetet turke konfiskuan 19 tonë lodra për fëmijë të importuara nga Kina, të përpunuara nga materie kancerogjene...

Gjatë analizës u konfirmua se lodrat përmbajnë metale të rënda dhe janë të ngjyrosura me ngjyra të cilat përdoren për prodhime nga lëkura, e jo për lodra të dedikuar për fëmijë.
 
Lodrat nuk kanë certifikatë për cilësi.
 
Lodrat e rrezikshme do të shkatërrohen. Ky është rasti i dytë i tillë, pasi në vitin 2015 në Turqi janë zbuluar 10 tonë lodra të cilat kanë përmbajtur metale të rënda dhe materie kancerogjene./mia