Maqedoni
Grabitet një automjet në qendër të Shkupit
05.12.2017 15:26
Një automjet "MBW" është grabitur dje rreth orës 20:40 minuta në rrugën "Aminta i Tretë" në Shkup...

Grabitësi e ka shfrytëzuar pakujdesinë e pronarit, 32-vjeçarit O.M. i cili e ka lënë automjetin të punojë dhe ka shkuar në dyqan.
Pa u vënë re nga askush grabitësi ka hyrë në automjet dhe është larguar. Në këtë mënyrë ai ka fituar një dobi pronësore prej rreth 900.000 denarësh.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit./mia
