Hashim Thaçi sërish i ashpër me ndërkombëtarët: Koha e tyre ka mbaruar

05.12.2017 16:05

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, është treguar sërish kritik ndaj ndërkombëtarëve...

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, është treguar sërish kritik ndaj ndërkombëtarëve dhe misioneve të tyre në Kosovë.

Ai ka thënë se koha e misioneve ndërkombëtare ka mbaruar dhe, siç ka shtuar ai, kosovarët duhet ta marrin fatin në duartë e tyre, shkruan gazetametro.net.

”Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar. Ne i mbetemi mirënjohës bashkësisë ndërkombëtare për çdo të mirë që i ka sjell Kosovës, ashtu siç i mbajmë përgjegjës për të gjitha lëshimet dhe dështimet e tyre. Partneriteti i mirëfilltë funksionon në mënyrë reciproke”, - ka thënë Thaçi.

I pari i Kosovës është treguar kritik ndaj bashkësisë kombëtare edhe më herët, pasi ai bëri përgjegjës ata edhe për disa procese të vështira të mëhershme që ka kaluar shteti i tyre.

Presidenti kosovar i tha këto fjalë sot në fjalimin e fundvitit që po e mban para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.