Gjashtë deputetët merren në pyetje, gjykata shqipton tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake

05.12.2017 16:28

Gjykata Penale ka shqiptuar masën e paraburgimit për deputetët.....

Gjykata Penale ka shqiptuar masën e paraburgimit për deputetët, Kërsto Mukovski, Sasha Vasilevski dhe Luben Arnaudov, ndërsa masën e arrestit shtëpiak për deputeten, Zhaklina Peshevska dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski.

Marrja në pyetje e deputetëve zgjati për disa orë. Ata në gjykatë erdhën ndaras, ndërsa para gjykatës u pritën nga disa kolegë të tyre nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së që t’u shprehin mbështetje.

Para hyrjes në Gjykatë, deputeti, Kërsto Mukovski, të cilit tani më i është shqiptuar masa e paraburgimit, vlerësoi se nuk ekzistojnë argumente për akuzën për të cilën ngarkohet.

Siç e shihni, në çdo kohë jemi në dispozicion të gjykatës. Parë juridikisht, ne mendojmë se nuk ka argumente për paraburgim, megjithatë gjykata le të vendosë. Besojmë në të”,- u shpreh i akuzuari, Kërsto Mukovski.

Njoftimi deri te Gjykata Penale nga Kuvendit për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve arriti të hënën, pas çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë. Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “cenim terrorist të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në ngjarjet e Kuvendit u lënduan deputetë dhe gazetarë, ndërsa u demolua objekti i Kuvendit. Deri më tani vendimet e shqiptuara gjyqësore për këtë rast kanë qenë dënime me kusht në përjashtim me sulmuesin e Radmilla Shekerinskës, i cili u dënua me 4 vite burg efektiv. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)