Maqedoni
Gjykata e Apelit: Përgjimet mund të jenë dëshmi në rastin “Titanik”
05.12.2017 16:45
Gjykata e Apelit pranoi bisedat e përgjimeve të paligjshme që të jenë dëshmi kundër të akuzuarve në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore....

Përmes këtyre bisedave telefonike, Specialja do të tentojë të dëshmojë se të akuzuarit kanë manipuluar cikle zgjedhore dhe kanë marrë pjesë në falsifikimin e tyre.
Për gjithsej 21 persona të akuzuar do të mund të përdoren si dëshmi një mijë biseda të përgjuara.
Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish – ministrat, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, si dhe Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski.
