ARM, përurohet Qendra e re për simulim në Veles
Vazhdon ndihma amerikane për ARM-në...

Vazhdon ndihma amerikane për ARM-në. Pjesë e këtyre ndihmave është edhe Qendra e re për simulime në Kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles, që u hap solemnisht nga presidenti, Gjorgje Ivanov, ambasadori amerikan, Xhejs Bejli, dhe shefi i gjeneralshtabit të shtatmadhërisë së ARM-së, Metodija Velickovski.
“Porosia nga ky takim është se partneriteti euroatlantik me të vërtetë është bazë për t’u ballafaquar me rreziqet ekzistuese të cilat janë edhe në rritje në Europë dhe jashtë Europës. Ky investim është i qëlluar me anë të të cilit do të rritet gatishmëria e oficerëve që të kryejnë operacione edhe në kushte reale, nëpërmjet shfrytëzimit të këtyre trajnimeve të përgatiten edhe për misione”,- deklaroi ambasadori i ShBA-ve, Xhes Bejli.
“Partneritetin strategjik të cilin e ka RM me ShBA-të u dëshmua edhe sot me ndihmën e ShBA-së për qendrën për simulime. Përfitimet e ARM-së, nga kjo qendër do të jenë një mundësi e mirë që trajnimet të jenë në një nivel më të lartë me mbështetjen shtesë që kjo qendër të lidhet edhe në rrjetin e qendrave të tjera në rajon, me çka do të mundësohen trajnime më cilësore të komandave nëpër shtabe”,- tha shefi i shtabit të shtatmadhërisë së ARM-së, Metodija Velickovski.
Qendra për simulime ka kushtuar 1.4 milion dollarë, i cili është donacion i ShBA-ve. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
