Maqedoni
Kryqi i kuq i Maqedonisë shënon Ditën Botërore të Vullnetarëve
05.12.2017 17:44
Për të pestin vit me radhë, Kryqi i Kuqi i Maqedonisë në Ditën Botërore të Vullnetarëve organizon ndarjen e mirënjohjeve për vullnetarët më aktivë...

Për të pestin vit me radhë, Kryqi i Kuqi i Maqedonisë në Ditën Botërore të Vullnetarëve organizon ndarjen e mirënjohjeve për vullnetarët më aktivë, të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme mbrojnë dhe u japin çdo ditë mbështetje dhe ndihmë nevojtarëve.
Aktivistët e Kryqit të Kuq janë nga të gjitha nacionalitetet e ndryshme dhe të njëjtit nuk marrin asnjë kompensim financiar për punën e tyre, tha kryetari i kësaj organizate.
“Familja jonë, organizata humanitare më e madhe në botë, Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, të cilat përbëjnë 190 shoqëri nacionale, numëron mbi 17 milion vullnetarë. Për të gjithë këta persona të cilët kanë dhënë pjesë nga koha e tyre për të ndihmuar të tjerët, të cilët kanë nevojë për mbështetje, ndihmë materiale dhe këshilla kurajuese, këta anëtarë të cilët ndihmojnë nevojtarët, nuk janë frymëzuar mbi asnjë ofertë materiale, por kanë punuar vetëm për të përmbushur anën shpirtërore”,- tha kryetari i Kryqit të Kuq, Romer Velev.
Vullnetarizmi po përhap një mision human dhe bën ndryshime në bashkësi, thotë Nikolla Çaushovski, vullnetari më i vjetër i Kryqit të Kuq në vend. Ai më shumë se gjysmën e jetës së tij e shfrytëzoi për bamirësi, pa asnjë shkëmbim financiar.
“Si më i moshuari, më i vjetri, më është dhënë nderi të flas në emër të të gjithëve. Vullnetari për mua është një fjalë e madhe, vullnetar do të thotë njeri entuziast, që ka vullnet dhe dëshirë për punë, mbi të gjitha ajo që e karakterizon atë është humanizmi”,- theksoi vullnetari i Kryqit të Kuq, Nikolla Çaushovski.
Për vite me radhë, vullnetarët organizojnë aksione të ndryshme, u ndihmojnë refugjatëve, dhurojnë gjak, përgatisin ushqime për njerëz të pastrehë dhe raste sociale.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
