Botë
Akuzohen tre persona për vrasjen e gazetares malteze Galicia
06.12.2017 09:41
Prokuroria Publike e Maltës ngriti akuzë kundër tre personave për shkak të vrasjes së gazetares nga Malta, Dafne Karuana Galicia...

Prokuroria Publike e Maltës ngriti akuzë kundër tre personave për shkak të vrasjes së gazetares nga Malta, Dafne Karuana Galicia, e cila më 16 tetor u vra nga një bombë të vendosur në automobilin e saj.
Për vrasjen e Galicias janë akuzuar vëllezërit Xhorxhi (55) dhe Alfredi (53) Dexhorxho dhe 55 vjeçari, Vinsant Muskati.
Sipas Prokurorisë, tre e kanë përpunuar bombën që ishte vendosur në makinën e gazetares. Ata gjithashtu janë akuzuar dhe se i takojnë grupit kriminel.
Siç lajmëroi MIA, paraprakisht kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat, theksoi se policia malteze ka arrestuar tetë maltezë të dyshuar për vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia.
Karuana Galicia (53), e cila u vra më 16 tetor, zhvillonte një bllog shumë të popullarizuar në të cilin publikonte për raste të mundshme të korrupsionit të politikanëve të lartë, pa dallim në përkatësisë së tyre partiake./mia
