Botë
MI-5 ka parandaluar atentat mbi kryeministren britanike, Tereza Mej
06.12.2017 10:00
Shërbimet britanike të sigurisë kanë parandaluar dy islamistë, të cilët kanë planifikuar të kryejnë atentat mbi kryeministren Tereza Mej...

Shërbimet britanike të sigurisë kanë parandaluar dy islamistë, të cilët kanë planifikuar të kryejnë atentat mbi kryeministren Tereza Mej, informoi drejtori i shërbimit MI-5 Endrju Parker.
Parker për atentatin e planifikuar dje e ka informuar Kabinetin qeveritar, lajmëroi televizioni Skaj Njuz.
Lidhur me rastin janë arrestuar Naumur Zakaria Rahman (20) dhe Muhamed Akib Imran (21), të cilët janë akuzuar për planifikim të sulmit terrorist.
Të dy kanë planifikuar të aktivizojnë bombë në afërsi të rezidencës së kryeministres në Dauning Strit dhe pastaj t'i afrohen Mejit duke mbajtur rrip me eksploziv, thika dhe sprej lotsjellës.
Parker e ka njoftuar Kabinetin se gjatë katër viteve të kaluara MI-5 ka parandaluar 22 sulme terroriste dhe për momentin ka 500 hetime aktive, si dhe se 3.000 persona udhëhiqen si sulmues potencial, ndërsa edhe 20.000 persona janë potencuar si kryerës të mundshëm të sulmeve gjatë hetimeve.
Britania e Madhe është ballafaquar me disa sulme terroriste viteve të fundit, ku ishin vrarë 36 persona./mia
