Botë

BE: Shkallë e lartë e diskriminimit ndaj pakicave në vendet anëtare

06.12.2017 11:43

Agjencia për të drejtat bazë të BE-së vlerëson se pakicat në shtetet evropiane përballen me shkallë të lartë të diskriminimit...

Agjencia për të drejtat bazë të BE-së vlerëson se pakicat në shtetet evropiane përballen me shkallë të lartë të diskriminimit dhe se gjendja nuk është përmirësuar në dhjetë vitet e fundit.
 
"Ligjet dhe politikat nuk i mbrojnë mjaftueshëm qytetarët të cilëve duhet t'ju shërbehet. Me këtë akt të diskriminimit dhe urrejtjes ne e prishim kohezionin shoqëror dhe krijojmë pabarazi që ndikon ashpër ndaj të gjitha brezave", deklaroi drejtori i kësaj Agjencie, Majkël Flaerti.
 
Hulumtimi është kryer në 28 shtete anëtare të BE-së ndaj 2.500 pjesëtarëve të bashkësive të pakicave, para së gjithash romë, turq dhe persona me prejardhje nga Afrika Veriore dhe Azia Jugore.
 
Sipas hulumtimit, 38 për qind e të anketuarve janë përballur me diskriminim në pesë vitet e fundit, veçanërisht në qasjen deri te vendet e punës.
 
Nga pakicat të cilat janë gjenerata e dytë në shtetet ku jetojnë, shkalla e diskriminimit arrin 31 për qind./mia