Maqedoni

Grubi takon eurodeputetin Flenkeshtajn

06.12.2017 12:18

Kryetar i Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane deputeti Artan Grubi, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn...

Kryetar i Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane deputeti Artan Grubi, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.

Siç thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, Grubi e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj.

Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e kërkoi nga Flenkeshtajn.

Grubi e ftoi bashkëbiseduesin ta vizitojë Shkupin në muajin shkurt për konferencën e komisioneve evropiane nga parlamentet e vendeve të rajonit.