VMRO-DPMNE vazhdon protestat dhe bllokimin e udhëkryqeve
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të vazhdojë edhe sod me protestat edhe atë nga ora 15:00...

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të vazhdojë edhe sod me protestat edhe atë nga ora 15:00 me bllokimin e udhëkjryqeve dhe në ora 18:00 para Ministrisë së drejtësisë.
Siç është paralajmëruar protestuesit e VMRO-DPMNE-së do të bllokojnë udhëkryqet te Qendra Tregtare ”Mavrovasja”, një udhëkryq në Karposh dhe te ”Rampa” në Kisella Vodë, pasi kjo parti konsideron se paraburgimi dhe burgu shtepiake për gjashtë deputetët e sajë janë të pabaza.
Ata akuzojnë Qeverrinë Zaev se e ka ”varrosur demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe se Maqedonia nuk është më shtet demokratik dhe është vendi i vetëm ku paraburgosen deputetët”.
Kjo parti e quajti paraburgimin e deputetëve si ditë të zezë për demokracinë, duke theksuar se 5% e deputetëve janë në paraburgim, që sipas tyre nuk është dëshmi për demokraci por për tirani.
