Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e shtatë
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e shtatë. në rendin e ditës të së cilës janë raportet e disa institucioneve shtetërore për punën në vitin 2013............

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e shtatë. në rendin e ditës të së cilës janë raportet e disa institucioneve shtetërore për punën në vitin 2013.
Deputetët duhet t'i shqyrtojnë raportet për punën Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, të Agjencionit për Administrim për vitin 2013, të Drejtorisë për Mbrojtjen e të dhënave personale, të Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, të Komisionit për Mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, Komisioni shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2013, si dhe të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës për vitin 2013.
Kuvendi i Maqedonisë duhet të debatojë edhe rreth raporteve për punën e Këshillit për Radiodifuzion në Republikën e Maqedonisë, të Agjencionit për komunikime elektronike, të NPR Radio Televizioni i Maqedonisë, të Agjencisë Postare për vitin 2013 dhe të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit për vitin 2013.
Deputetët duhet të votojnë edhe rreth Raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, për të cilin debati përfundoi në vazhdimin e djeshëm të seancës.
