Xhaferi cakton kryesues në komisionin për buxhet
Komisioni amë vazhdon me shqyrtimin e propozimbuxhetit derisa Ministri i Financave Dragan Tevdovski...

Komisioni amë vazhdon me shqyrtimin e propozimbuxhetit derisa Ministri i Financave Dragan Tevdovski pret që buxheti për vitin 2008 të miratohet në kohë dhe fton deputetët e VMRO-DPMNE-së të kyçen në debatin e komisionit amë.
"Besoj fuqishëm se buxheti do të miratohet. Shoh se është bllokuar puna e Komisiont. Për mua është e rëndësishme që të ketë debat, ndërsa personalisht do të isha i lumtur nëse në seancën e komisionit vjen edhe opozita", theksoi Tevdovski pas eventit përfundimtar të BE, projektit i cili mundëson krijimin e një aplikacioni elektronik për pagimin më të thjeshtë të tatimit të të ardhurave personale.
Për të zhbllokuar punën e komisionit të financave që I njejti të mund të vazhdoj me shqyrtimin e propozim buxhetit, kryeparlamentarit talat Xhaferi dje iu desht të emroj kryesues të ri.
Pas disa pezullimesh, nga ana e kryetares së Komisionit, Liljana Kuzmanoska, e cila vjen nga rradhët e VMRO DPMNE-së, Xhaferi, ka autorizuar deputetin e LSDM-së Vasko Kovaçevski, për kryesues të komisionit, pas çka vazhdoi shqyrtimi I propozimbuxhetit, për të cilin janë parashtruar 279 amendamente, shumica prej të cilëve nga deputetët e VMRO DPMNE-së.
