Maqedoni

Maqedonia ndihma Shqipërisë, institucionet do të vendosin për sasinë e ndihmave

06.12.2017 15:27

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit vendosi të ndihmojë Shqipërinë në përballjen me situatën pas përmbytjeve të javës që lamë pas...

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Jashtme dhe institucionet e tjera kompetente, në afat prej tre ditësh, do të duhet  të dorëzojnë propozim-zgjidhje për dërgim të ndihmës humanitare.
 
“Ambasada e Maqedonisë është në koordinim me institucionet kompetente në Shqipëri dhe janë konstatuar nevojat urgjente, që janë pajisja me medikamente dhe veshje dimërore si pjesë e ndihmave humanitare. Këto institucione për tre ditë që kanë në dispozicion duhet të vendosin për sasitë e ndihmave që do jepen, dhe ajo që është më specifike pas këtyre tre ditëve, Qeveria do të ketë seancë ku do të miratohet kjo informatë dhe parashihet që ndihma humanitare të arrijë në Shqipëri në rajonet e përmbytura”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
Ndihma humanitare parashihet që të arrijë në zonat e përmbytura në Shqipëri në fundjavë.
 
FLUTURA LATIFI