KINË-RAMAZANI

Muslimanëve në Kinë ju ndalohet Ramazani

03.07.2014 14:43

Mediat lokale njoftuan gjithashtu se anëtarët e partive, mësuesit dhe të rinjtë nuk mund të angazhohen në agjërim të Ramazanit......

Autoritetet në Turkestanin Lindor (Xinjiang) në Kinë kanë ndaluar studentët dhe mësimdhënësit që të agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, duke shtypur edhe më tej liritë fetare të popullsisë muslimane ujgure.

Mediat lokale njoftuan gjithashtu se anëtarët e partive, mësuesit dhe të rinjtë nuk mund të angazhohen në agjërim të Ramazanit.

Turkestani Lindor, një prej burimeve më të pasura minerale në botë është i rëndësishëm për të plotësuar nevojat energjetike të Kinës.

Analistët thonë se pavarësisht nga pasuria e saj minerare dhe miliarda dollarë të investimeve, shumë të ardhura kanë shkuar në shumicën kineze “Han”, duke nxitur zemërim në mesin e ujgurëve.

Grupet e të drejtave të njeriut ankohen se ujgurët, të cilët flasin një dialekt turk,  janë shkëputur nga zhvillimi ekonomik, sepse ata përballen me diskriminim në punësimin.

Rreth 200 persona kanë vdekur në trazirat në Turkestanin Lindor në vitin e kaluar, thonë burimet nga qeveria.

Politikat shtypëse të qeverisë në Turkestanin Lindor, duke përfshirë edhe kontrollet mbi Islamin, kanë provokuar trazira, një fakt që Pekin e mohon, transmeton Mesazhi.