Lidhja Sindikaliste, Dimovski zgjidhet kryetar i LSM-së

06.12.2017 17:41

Darko Dimovski u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë....

Darko Dimovski u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai është zgjedhur përmes votimit publik me shumicë votash në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm është zgjedhur.

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së kryetarit të LSM-së ishte në garë me Peco Grujovskin, kryetarin e Sindikatës së Nëpunësve Gjyqësorë.

Paraprakisht një pjesë e sindikatave e kanë braktisur seancën, ndërsa kandidati për kryetar, Peco Grujovski, nga Sindikata e Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile (AOGJSh) deklaroi se ky kongres është ndër më kontroversit në historinë e Lidhjes së Sindikatave dhe me të njëjtin ka humbur lidhja dhe punëtorët.