Buxheti 2018, Mançevski: Siguri financiare për autonomi editoriale në TVM

06.12.2017 18:05

Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski....

Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski, thotë se qytetarët duhet të dinë se përse harxhohen paratë e tyre dhe transparenca institucionale është mënyra për të parandaluar keqpërdorimet. 

Ai sot ka zbardhur buxhetin e planifikuar për ministrinë që drejton. Mbi 1 miliardë e gjysmë denarë ka në dispozicion kjo ministri, tre herë e gjysmë më shumë se i mëparshmi. Pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për financimin e RTM-së së Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe Radiodifuzionit të Maqedonisë. Siguria financiare sjell edhe pavarësinë editoriale në RTM, përkujton Mançevski. Gjithashtu Mançevski thotë se fuqishëm punohet për reformat në Administratën Publike.

“Buxheti i plotë i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2018 kap shumën prej 1. 480 milionë e 50 mijë denarë. Buxheti i kësaj ministrie është për tre herë e gjysmë më i madh se vitin e kaluar. Kjo dukshëm është një rritje e madhe. Dhe pjesa më e madhe e këtij buxheti, respektivisht 1 miliardë e 190 milion denarë do të shkojnë për financimin e Radio Televizionit të Maqedonisë, Radiodifuzionin e Maqedonisë dhe për Agjencinë për  Shërbime Audio dhe Audiovizuele. Me këtë kemi siguruar financim stabil dhe para së gjithash të pavarur të këtyre tre institucioneve në sferën radiodifuzive. Me financimin e siguruar përfundimisht TVM-së do t’i jepet shans për zhvillim autonom dhe të pavarur të politikës redaktuese”,- deklaroi ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damian Mançevski.